Përbërja


Bazuar në Vendimin nr. 50 të Kuvendit, Komisioni i Posaçëm Parlamentar përbëhet nga 11 anëtarë, nga të cilët 6 janë përfaqësues të shumicës parlamentare dhe 5 përfaqësues të pakicës parlamentare. Me qëllim ruajtjen konform rregullores të raportit shumicë - pakicë, shfrytëzimin efektiv të përvojës së krijuar qysh në fillesat e Reformës në Drejtësi, si dhe sigurimin e vazhdimësisë së punës e të produkteve të këtij procesi përtej legjislaturës aktuale dhe përgjatë harkut të negociatave me Bashkimin Europian, komisioni, si rregull, do të përbëhet nga Kryetar & Zv.Kryetar të Komisioneve të Përhershme të Ligjeve, të Ekonomisë, Çështjet Europiane, Medias dhe Këshillit për Integrimin;

Çdo grup tjetër parlamentar dhe parti jo parlamentare, që nuk është e përfshirë në këtë komision, do të ftohet të marrë pjesë në aktivitetet e hapura, si dhe të ofrojë kontribute konkrete pranë komisionit dhe grupit të ekspertëve.

Këshilli i Ministrave përfaqësohet në veprimtaritë e Komisionit me pjesëmarrjen e Kryenegociatorit, Ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ministrit të Shtetit për Antikorrupsionin dhe Administratën Publike dhe Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, të cilët do të mund të japin opinionet e tyre për çështje të caktuara, si edhe të kontribuojnë përmes ekspertëve të tyre.



Anëtarët e Komisionit të Posaçëm



Evis Kushi
Anëtar
PS
Më shumë
Toni Gogu
Anëtar
PS
Më shumë
Sorina Kote
Anëtar
PD
Më shumë
Milva Ikonomi
Anëtar Zëvendësues
PS
Më shumë
Erion Braçe
Anëtar Zëvendësues
PS
Më shumë