Rreth Nesh


Pse lindi nevoja e këtij komisioni?

Kuvendi i Shqipërisë, me autoritetin që i jep Kushtetuta dhe ligji dhe hapësirën gjithëpërfshirëse të krijuar prej tyre është institucioni kushtetues kyç për drejtimin dhe koordinimin e një procesi të thelluar reformimi me synim përmirësimin dhe konsolidimin e praktikave të mirëqeverisjes në të gjitha nivelet, thellimin e luftës kundër korrupsionit dhe forcimin e mëtejshëm të zbatimit të ligjit, duke pasur si udhërrëfyes gjetjet dhe rekomandimet e BE-së për standardet që duhet të arrijë Shqipëria për të qenë anëtare e familjes së madhe europiane në 2030-n.

Nëpërmjet rezolutës së miratuar më 27 maj 2024 Kuvendi i Shqipërisë shprehu vullnetin e qartë për të ndërmarrë një sërë angazhimesh në funksion të këtij cikli të ri reformimi për Shqipërinë 2030, për të nxitur frymën e dialogut konstruktiv dhe politik midis 3 pushteteve, për rritjen e fokusit të Kuvendit në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të vendit në BE, për ushtrimin e përgjegjësive të tij kushtetuese dhe përmirësimin cilësisht të rolit ligjvënës, mbikëqyrës në funksion të mirëqeverisjes dhe respektimit të parimit të kontrollit dhe balancës (check & balance).

Në frymën dhe në kuadër të zbatimit të angazhimeve të ndërmarra nga Kuvendi përmes kësaj rezolute, u ngrit Komision i Posaçëm “Për thellimin e reformave për Mirëqeverisjen, Sundimin e ligjit dhe Antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian”, me qëllim që përmes një procesi publik, gjithëpërfshirës, transparent, profesional dhe në reflektim të standardeve më të mira ndërkombëtare, mbështetur në mekanizmat, rregullat dhe procedurat përkatëse parlamentare dhe me angazhimin e kontributin aktiv të ekspertizës më të mirë vendase dhe ndërkombëtare të realizojë drejtimin dhe koordinimin e procesit të thelluar të reformave në mirëqeverisje, luftën kundër korrupsionit dhe sundimin e ligjit.

Komisioni i Posaçëm Parlamentar, në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente, do të bashkojë të gjithë aktorët, legjislativin dhe ekzekutivin, institucionet kushtetuese dhe ato të pavarura të krijuara me ligj, shoqërinë civile, median, botën akademike, ekspertizën më të mirë vendase të asistuar edhe nga ekspertiza më e mirë ndërkombëtare si dhe partnerët strategjikë të Shqipërisë, BE-ja dhe SHBA-ja, për të analizuar, diskutuar dhe dakordësuar hapat që do të ndërmerren në këto 3 fusha kyçe për Shqipërinë 2030 në BE.

Qëllimet e Komisionit të Posaçëm Parlamentar

Komisioni i Posaçëm Parlamentar në zbatim të Rezolutës së Kuvendit “Për thellimin e reformave për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian” ka për qëllim kryesor të drejtojë dhe të koordinojë një proces të thelluar reformimi, me objekt pune:


Komisioni synon të realizojë:

Descriptive Alt Text