Çështje për Konsultim dhe Diskutim Publik


Në këtë hapësirë do të publikohen në mënyrë periodike drafte/propozime/çështje apo iniciativa të ndryshme të cilat do t’i nënshtrohen konsultimit të gjerë me publikun dhe grupet e interesit. Gjithëpërfshirja është një nga parimet kryesore të punës së Komisionit të Posaçëm për Mirëqeverisjen, Antikorrupsionin dhe Sundimin e Ligjit.

 

KALENDARI I TRYEZAVE TEMATIKE

 

NR. SHTYLLA TEMAT DATA/ORA/VENDI
1. I + II

(Tryezë e përbashkët)

Integriteti i administratës publike dhe ofrimi i shërbimeve 4 nëntor

Ora 16:00

Kuvendi

2. II Parandalimi dhe lufta kundër korrupsionit në sektorin privat dhe angazhimi i shoqërisë civile në ndërtimin e një shoqërie me integritet 5 nëntor

Ora 16:00

Kuvendi

3. II+I
(Tryezë e Përbashkët)
Forcimi i kuadrit ligjor e institucional për parandalimin dhe luftën kundër abuzimit me financat publike dhe transparenca në menaxhimin e tyre 11 nëntor
Ora 12:00
Kuvendi
4. III Procesi i rregullt ligjor dhe edukimi ligjor i publikut 12 nëntor

Ora 9:30

Kuvendi

5. II Parandalimi i korrupsionit politik – Integriteti i të zgjedhurve dhe drejtuesve të nivelit të lartë dhe parandalimi i hapësirave të legjislacionit për korrupsion/lobim 12 nëntor

Ora 12.30

Kuvendi

6. III Funksioni Ligjvënës dhe forcimi i rolit të Kuvendit për zbatimin e ligjeve;

Efektiviteti, transparenca dhe llogaridhënia e Kuvendit

 

13 nëntor

Ora 13:00

Kuvendi

7. II Parandalimi i pastrimit të parave dhe korrupsionit transnacional 15 nëntor

Ora 09:30

Kuvendi

8. III Forcimi i rolit mbikëqyrës, koordinues dhe monitorues të Kuvendit duke respektuar parimin kushtetues të ndarjes dhe balancimit ndërmjet pushteteve si dhe përmirësimi i funksionit zgjedhës të Kuvendit, duke respektuar parimet e meritokracisë, transparencës dhe paanshmërisë. 15 nëntor

Ora 13.00

Kuvendi

9. III+II

(Tryezë e përbashkët)

Garantimi i së drejtës së pronës Java e III

18-21 nëntor

10. I Qeverisja e Hapur Java e III

18-21 nëntor

11. II Parandalimi dhe lufta kundër korrupsionit në sektorët me risk të lartë në qeverisjen qendrore dhe vendore Java e III

18-21 nëntor