Grupi i Ekspertëve të Nivelit të Lartë


Për të realizuar një proces sa më gjithëpërfshirës, profesional dhe në standardet më të mira ndërkombëtare, grupi i punës së ekspertëve vendas dhe ndërkombëtarë, do të ngrihet dhe do të funksionojë me përfaqësues/ekspertë të propozuar nga universitetet publike dhe private, institucionet e pavarura, organizata të shoqërisë civile, si edhe organizata të biznesit.

Grupi i ekspertëve do të organizohet në 3 nëngrupe, që do të angazhohen për 3 fushat e objektit të veprimtarisë së këtij komisioni. Ekspertët do të angazhohen në funksion të temave përkatëse që lidhen me fushat e tyre të veprimtarisë në procesin e kryerjes së analizës dhe hartimin e Planit Kombëtar të Veprimit si dhe propozimin e masave përkatëse legjislative e institucionale.

Grupi i ekspertëve ushtron funksionet e tij në mënyrë të pavarur, duke realizuar një proces gjithëpërfshirës, transparent dhe në përputhje me standardet dhe rekomandimet e BE-së. Numri dhe përbërja e grupit të ekspertëve miratohet me vendim të komisionit.

Përbërja e GENL-së sipas 3 shtyllave


Mirëqeverisja

Antikorrupsioni

Sundimi i Ligjit