Ekspertët si Konsulentë të jashtëm


Komisioni i Posaçëm Parlamentar me qëllim përftimi të ekspertizës më të mirë ndërkombëtare, ka bërë Thirrje publike dhe ju ka dërguar Ftesë edhe shumë ekspertëve të huaj për të kontribuar në rolin e konsulentëve të jashtëm pranë grupit të ekspertëvve të nivelit të lartë (GENL). Ju është dërguar Ftesë për të kontribuar në rolin e Konsulentit të jashtëm edhe disa ekspertëve, shtetas shqiptar që punojnë jashtë vendit si akademikë apo ushtrues të praktikës në fushën e ligjit.

 

Është domethënëse se një pjesë e konsiderueshme e tyre kanë shprehur interesin për të kontribuar me ekspertizën e tyre për të ofruar konsulencë kryesisht për dokumentat që do të hartohen nga ekspertët në formatin online, por edhe me vizita pune në Tiranë.

 

Gjatë kësaj periudhe, një sërë pedagogësh të huaj të ftuar, ekspertë të njohur në këto fusha nga Universitetet e së drejtës në Gjermani, Britani, Itali, Austri, etj, kanë shprehur interesin e tyre për të kontribuar me ekspertizën e tyre Gjithashtu kanë shprehur interes për përfshirje në këtë proces ekspertize në rolin e konsulentit të jashtëm edhe një sërë ekspertësh të huaj magjistratë nga SHBA, Britania e madhe, Gjermania, Italia, Kroacia etj.

 

Është domethënës fakti se deri tani, disa ekspertë shqiptarë jashtë që punojnë e jetojnë jashtë vendit, pedagogë dhe ekspertë të afirmuar dhe me përvojë në fushat e mirëqeverisjes, antikorrupsionit dhe të së drejtës, kanë shprehur interesin për të qënë pjesë e këtij procesi të rëndësishëm reformues për vendin duke kontribuar me këshilla në rolin e Konsulentit të jashtëm pranë GENL. Pedagogë shqiptarë, disa prej të cilëve shërbejnë në Universitetet prestigjioze në vendet të ndryshme të BE-së, si në Universistetet e Hollandës (Utrecht, Maastricht),  Norvegji (Oslo), Austri (Vienë), Itali, SHBA, Kanada, Gjermani, etj., si dhe ekspertë shqiptar që shërbejnë në fushën e drejtësisë dhe të zbatimit të ligjit, disa edhe si gjyqtarë, prokurorë e avokat në vende si SHBA, Spanjë, Francë, Belgjikë, Kanada, Britani, Itali etj.