Institucione dhe Organizata Ndërkombëtare


Komisioni i Posaçëm ju ka dërguar Ftesë për bashkëpunim edhe një sërë institucionesh dhe organizata ndërkombetare, si: OGP (Partneriteti i Qeverisjes së Hapur), Banka Botërore, UNDP, USAID-it, SIDA-s si dhe disa agjencive të ndryshme të specializuara në fushat përkatëse si GRECO, Transparency International, etj, prej të cilave ngritja e këtij Komisioni të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Antikorrupsionin dhe Sundimin e ligjit është konsideruar një zgjidhje shumë e mirë dhe në momentin e duhur për rrugëtimin e sigurt të Shqipërisë në BE.

 

Nga disa prej tyre (TI, GRECO, etj) duke ruajtur natyrën specifike të punës së tyre është pranuar mbështetja me dokumenta (raporte, studime, analiza etj) si dhe me këshillime mbi produktet finale të grupeve të ekspertëve. Ndërkohë disa të tjera si Banka Botërore, etj vec dokumentave që do të ofrojnë po shohin edhe mundësine ekspertëve që mund të ofrojnë në mbështetje të komponentëve specifikë që lidhen edhe me fushëveprimin e tyre.

 

Bashkëpunimi dhe ekspertiza këshillimore e vyer e këtyre organizatave dhe institucioneve do të shërbejë si një vlerë e shtuar për standartet më të mira të europiane dhe ndërkombëtare si dhe praktikat më të mira të vendeve që dhe ato të dhe praktikat dhe modelet më të mira të vendeve që kanë ndërmarrë reformime të ngjashme.

 

Ndërkohë, disa institucione akademike prestigjoze në çështjet e të drejtës, të mirëqeverisjes dhe antikorrupsionit, të të drejtës së Bashkimit Europian, kanë shprehur gadishmërinë e tyre për të bashkëpunuar institucionalisht me grupin e pedagogëve që do të shërbejnë si konsulentë në këtë proces reformues, si Kolegji i Europës, Akademia Ndërkombëtare Antikorrupsion me qëndër në Austri, Universiteti i të drejtës të Salentos, etj.