Komisioni i Posaçëm Parlamentar “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian” 17 Dhjetor 2024

Ju njoftojmë se në datën 17 Dhjetor 2024, ditë e martë, ora 09:00 do të zhvillohet tryeza me temë:

    1. Miratimi i procesverbalit të zbardhur të mbledhjes së mëparshme;
    2. Informim mbi procesin për analizën e komponentit 3, Shtylla III “Konsolidimi i reformës në drejtësi”. Miratimi i grupit të punës të GENL, ST dhe Konsulentëve të jashtëm;
    3. Prezantimi i Formatit të PKV dhe informimi rreth metodologjisë e procesit për përgatitjen e tij;
    4. Miratimi i ndryshimeve në Organigramën, Strukturën dhe përbërjen e GENL dhe Sekretariatit Teknik;
    5. Informim i Raportit për pagesën e ekspertëve;
    6. Të ndryshme

Vendodhja: Kryesia e Kuvendit. Salla e mbledhjeve “Pjeter Arbnori”, kati i 4