Kryteari i Komisionit të Posaçëm Parlamentar MASL takim informal me gazetarët

Kryetari i Komisionit të Posaçëm për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin, z.Fatmir Xhafaj, zhvilloi një takim informal me disa gazetarë të akredituar pranë Kuvendit, kryesisht të mediave vizive, që do të mbulojnë veprimtarinë e komisionit. Përgjatë takimit z.Xhafaj iu shpjegoi gazetarëve fokusin e punës së komisionit, organizimin dhe objektivat sipas përcaktimeve të Rezolutës së miratuar nga Kuvendi. Teksa iu përgjigj edhe pyetjeve të ndryshme të gazetarëve, z.Xhafaj theksoi se do të ketë një ftesë publike për bashkëpunim me mediat, të cilat kanë në fokus të angazhimit të tyre trajtimin e çështjeve që lidhen me 3 fushat kryesore objekt pune të komisionit, për shprehjen e interesit në përfshirje aktive në aktivitetin e Komisionit të Posaçëm Parlamentar si dhe pranë Grupit të Ekspertëve, për të ofruar kontributet e mundshme të tyre në këtë proces.