Njoftim për mbledhje, datë 10.07.2024

Ju njoftojmë se ditën e mërkurë, datë 10.07.2024, ora 09:30, do të zhvillohet mbledhja e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin, me rend dite si me poshte:

  1. Miratimi i procesverbaleve të zbardhura të dy mbledhjeve të mëparshme, datë 14 dhe 21 qershor 2024;
  2. Informim për zbatimin e Vendimeve të Mbledhjes së datës 21 qershor 2024;
  3. Vendimmarrje organizative lidhur me procesin përgatitor për organizimin dhe funksionimin e Komisionit të Posaçëm Parlamentar dhe Grupit të Ekspertëve pranë tij:
  • P/Vendim për “Ftesë për bashkëpunim” drejtuar Grupeve Parlamentare të Kuvendit, të propozojnë përfaqësuesit/ekspertët e tyre pranë tre nëngrupeve të GE dhe ST.
  • P/Vendim për “Ftesë për bashkëpunim” drejtuar institucioneve, organeve dhe organizatave që veprojnë brenda sistemit të drejtësisë të propozojnë përfaqësuesit/ekspertët e tyre pranë nëngrupit përkatës të GE dhe ST.
  • P/Vendim për “Ftesë publike për bashkëpunim” drejtuar organeve të medias audiovizive, medias së shkruar, medias online dhe asaj elektronike, për të shprehur interesin për të kontribuar me ekspertizën e tyre në veprimtaritë e Komisionit të Posaçëm Parlamentar dhe Grupeve të Ekspertëve.

*Mbledhja do te zhvillohet në sallën e Komisionit të Ligjeve.