Njoftim për mbledhje, datë 19.07.2024

Ju njoftojmë se ditën e premte, datë 19.07.2024, ora 09:30 do të zhvillohet mbledhja e Komisionit të Posaçëm Parlamentar me rend dite si më poshtë:

  1. Miratimi i procesverbalit të zbardhur të mbledhjes së mëparshme, datë 10 korrik 2024;
  2. Informim për zbatimin e Vendimeve të Mbledhjes së datës 10 korrik 2024;
  3. Prezantimi dhe miratimi i konceptit dhe strukturës orientuese të Dokumentit analitik (Analiza) që do të përgatitet nga Grupi i Ekspertëve, Metodologjia e procesit dhe Burimet e të dhënave dhe dokumentave që do të shfrytëzohen për këtë qëllim.

*Mbledhja do te zhvillohet në sallën “Pjetër Arbnori”