Njoftim për mbledhje, datë 21.06.2024

Ju njoftojmë se ditën e premte, datë 21.06.2024 ora 11:00, do të zhvillohet mbledhja e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin, me rend dite si me poshtë.

  1. Informim për zbatimin e Vendimeve të Mbledhjes së parë të Komisionit.
  2. Vendimmarrje për procesin përgatitor për organizimin dhe funksionimin e Komisionit dhe projekt Axhendën e tij me fokus miratimin e p/vendimeve për:
  • Kërkesë ndaj institucioneve shtetërore (sipas listës bashkëlidhur) të propozojnë emrat e përfaqësuesve/specialistëve me të cilët do të përfaqësohen për të bashkëpunuar dhe kontribuar me ekspertizën e tyre pranë Nëngrupit të punës për Antikorrupsionin pranë Komisionit të Posaçëm Parlamentar.
  • Miratimin e Strukturës së Stafit teknik të Komisionit Ad-Hoc.
  • Ftesë publike për bashkëpunim për Organizatat ndërkombëtare të ekspertizës që veprojnë në vendin tonë dhe vende të tjera si dhe për individë, ekspertë me përvojë në këto fusha, vendas dhe ndërkombëtarë.
  • Prezantimi i Konceptit të Faqes Web dhe Platformës së Komunikimit publik.

*Mbledhja do të zhvillohet në sallën “Pjetër Arbnori”