Njoftim për mbledhjen Nr. 10 të Komisionit të Posaçëm Parlamentar

Kuvendi i Shqipërisë me Vendimin Nr.50/2024 ka miratuar ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian” dhe me Vendimin Nr.53/2024 ka përcaktuar përbërjen e tij.

    Ju njoftojmë se ditën e Mërkurë, datë 19.02.2025, Ora 13.30 do të zhvillohet mbledhja e Komisionit të Posaçëm Parlamentar me rend dite:

  1. Miratimi i procesverbalit të zbardhur të mbledhjes së mëparshme.
  2. Miratimi i Dokumentit Analitik për Shtyllën e II – Antikorrupsioni.
  3. (Relatore: Deputetja znj.Etilda Gjonaj)

    • Pyetje nga deputetët – Përgjigje nga Ekspertët e GENL & ST

    • Diskutime nga deputetët

    • Votimi

  4. Prezantim i draftit të Planit të Veprimit për shtyllën e II – Antikorrupsioni.
  5. (Prezantim nga Relatorja dhe Ekspertët e GENL)

    • Pyetje – Përgjigje

    • Komente nga deputetët

  6. 4. Informim mbi organizimin e procesit për konsultimin e Planit Kombëtar të Veprimit.
  7. (Sekretariati Teknik i KPP –së)

  8. Të ndryshme.

Vendodhja: Kryesia e Kuvendit. Salla e Byrosë, kati i 4