Njoftim për mbledhjen, Nr. 8, datë 17.01.2025, Ora 11:00

Kuvendi i Shqipërisë me Vendimin Nr.50/2024 ka miratuar ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian” dhe me Vendimin Nr.53/2024 ka përcaktuar përbërjen e tij.

Ju njoftojmë se ditën e Premte, datë 17.01.2025, Ora 11:00 do të zhvillohet mbledhja e rradhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar me rend dite:

  1. Miratimi i procesverbalit të zbardhur të mbledhjes së mëparshme;
  2. Prezantimi i draft-Dokumentit Analitik, nga secili prej grupeve të GENL & ST për të 3 shtyllat dhe caktimi relatorëve për shqyrtimin e projektit në Komisionin e Posaçëm Parlamentar;
  3. Informim mbi procesin për hartimin e draftit të Planit Kombëtar të Veprimit, metodologjia e ndjekur dhe propozimet kryesore që janë identifikuar nga Ekspertët e GENL në këtë fazë të II të këtij procesi për secilin komponentë të shtyllës përkatëse;
  4. Informim mbi Forumet e dialogut qytetar të zhvilluara dhe ato të programuara për periudhën në vazhdim deri më 31 Janar 2025;
  5. Të ndryshme.

Ju lutemi për pjesëmarrjen tuaj!

Vendodhja: Kryesia e Kuvendit. Salla e mbledhjeve, kati i 4