Qeveritë dhe misionet e asistencës ndërkombëtare


Rezoluta dhe Vendimi i Kuvendit ka përcaktuar se: “Komisioni i Posaçëm për të garantuar një proces objektiv dhe në standartet më të mira ndërkombëtare dhe plotësisht në përputhje me rekomandimet e BE fton ekspertizën më të mirë ndërkombëtare, domosdoshmërisht të aleatëve tanë strategjike si Bashkimi Evropian dhe SHBA, duke krijuar mundësinë dhe pjesëmarrjen aktive të tyre përmes ekipeve të monitorimit dhe asistencës teknike”.

 

Aktualisht BE përmes Delegacionit të BE në Tiranës dhe SHBA përmes Ambasadës së saj në Tiranë kanë sjellë ekipet e ekspertëve të tyre pranë KPP të cilët do të jenë të angazhuar me monitorimin e procesit dhe asistencën nda grupeve të GENL.

 

Komisioni i Posaçëm, ju është drejtuar me një Ftesë për bashkëpunim edhe disa përfaqësive diplomatike të shteteve anëtare të BE duke i ftuar ti bashkohen këtij procesi për monitorimin dhe asistencën e tij në të tre fazat e procesit dhe në të tre shtyllat e tij.

 

Kanë sjellë ekspertët e tyre edhe OSBE (përmes prezencës së saj në Tiranë), Këshilli i Europës (përmes zyrës së përfaqësimit në Tiranë), Ambasada e Francës, Ambasada e Britanisë së madhe, etj.

 

I janë përgjigjur pozitivisht ftesës për të kontribuar në këtë proces edhe Ambasada e Suedisë, Zvicrës, etj