Antikorrupsioni


Që nga rënia e komunizmit, përpjekjet për të parandaluar dhe luftuar korrupsionin në Shqipëri janë kthyer në një prioritet kombëtar dhe kanë zënë një pjesë të madhe të agjendës legjislative. Vendi ynë ka krijuar institucione të specializuara kundër korrupsionit, si Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), për të hetuar dhe ndjekur penalisht rastet e korrupsionit të nivelit të lartë. Organizatat ndërkombëtare, përfshirë Bashkimin Evropian, kanë qenë gjithashtu thelbësore në mbështetjen e nismave të Shqipërisë kundër korrupsionit, për të siguruar reforma të thella dhe të suksesshme.

Pavarësisht këtyre përpjekjeve, arritja e një progresi të rëndësishëm dhe të qëndrueshëm mbetet një detyrë komplekse, që kërkon angazhim të vazhdueshëm të pushtetit legjislativ, të institucioneve shtetërore dhe të shoqërisë së gjerë shqiptare për të krijuar një kulturë integriteti dhe transparence.

Në kuadër të rritjes së fokusit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, përmirësimin e mëtejshëm të mirëqeverisjes, fuqizimin e luftës ndaj korrupsionit, si dhe forcimin e shtetit të së drejtës, është ngritur Komisioni i Posaçëm “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian”.

Parandalimi dhe lufta kundër korrupsionit”, e cila përbën shtyllën II të fushë veprimtarisë së këtij Komisioni, mbulon pesë aspekte/komponentë:

  1. Parandalimi dhe lufta kundër korrupsionit politik, duke u fokusuar në (i) konfliktin e interesave, deklarimin dhe kontrollin e pasurive/aseteve, pastërtinë e figurës dhe korrupsionin transnacional të zyrtarëve të lartë dhe të të zgjedhurve, (ii) financimin e fushatave të partive politike, donacionet dhe sponsorizimet e partive politike, (iii) parandalimin dhe kontrollin e hapësirave ligjore për korrupsion (corruption proofing of legjislation), si dhe (iv) rregullimin e lobimit nga zyrtarët e lartë dhe të zgjedhurit.
  2. Parandalimi dhe lufta kundër korrupsionit në sektorët me risk më të lartë ndaj korrupsionit në qeverisjen qendrore dhe vendore, duke u fokusuar në (i) konfliktin e interesit dhe kontrollin e figurës për nivelin e lartë drejtues në administratën e pushtetit qendror dhe vendor; (ii) kufizimet e pas-punësimit për anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe këshilltarët politikë; (iii) dhurimet dhe sponsorizimet private, si dhe ofrimin e shërbimeve shtesë/me pagesë nga Policia e Shtetit; (iv) planet e integritetit për organet e pushtetit qendror dhe vendor; (v) politikat dhe legjislacionin aktual për luftën kundër korrupsionit në sektorët me risk më të lartë korrupsioni (dogana, tatime, PPP, taksa, licenca, etj).
  3. Funksionimi dhe efiçenca e institucioneve që luftojnë korrupsionin, konfliktin e interesit dhe abuzimin me financat publike, duke u fokusuar në (i) funksionimin dhe efektivitetin e institucioneve me përgjegjësi në fushën e menaxhimit/monitorimit të fondeve publike, (ii) situatën aktuale të kontrollit të brendshëm financiar publik; si dhe (ii) zbatimin e kuadrit antikorrupsion dhe hetimin administrativ të korrupsionit.
  4. Parandalimi i financimeve të paligjshme dhe i pastrimit të parave, duke u fokusuar në (i) parandalimin e financimeve me ndërhyrje keqdashëse të vendeve të tjera në ekonomi, veçanërisht në procedurat e infrastrukturës kritike; si dhe (ii) zbatimin e kuadrit të masave ligjore e institucionale për parandalimin e pastrimit të parave, përfshirë atë në nivel transnacional.
  5. Ndërtimi i një shoqërie me integritet, duke u fokusuar në analizimin e (i) mekanizmave ekzistues për nxitjen e rasteve të korrupsionit dhe përfshirjen e shoqërisë civile, të qytetarëve, etj, për monitorimin e menaxhimit të financave publike, si dhe (ii) kuadrit ekzistues për ndërgjegjësimin e shoqërisë, dhe veçanërisht të të rinjve.



Struktura e Analizës

  1. Hyrje
Hyrja synon të prezantojë në një përshkrim shumë të shkurtër (me shumë pak fjali) domosdoshmërinë e përfshirjes së këtij komponenti brenda shtyllës përkatëse, arsyet kyce përse ky komponent është pjesë e fokusit të kësaj analize dhe interesi publik e institucional i pritshëm. Në përshkrim jepet shumë shkurt edhe një mesazh politik për interesin e shprehur me përfshirjen e kësaj cështje në fokus të analizës dhe të vet komisionit.

  1. Konteksti
Në një paraqitje të përmbledhur kjo pjesë e dokumentit/analizës do të parashtrojë një vlerësim/konsideratë të situatës aktuale për komponentin përkatës në mënyrë të përgjithshme mbështetur edhe në vlerësimet që mund të rezultojnë të trajtuara nga raportet e institucioneve kombëtare dhe ato ndërkombëtare, kryesisht ato të BE, KiE, DASH, etj. Kur është shumë e domodoshme mund të prezantohet shumë shkurt edhe konteksti historik rreth çështjes në fokus.

  1. Progresi dhe Arritjet
Në këtë pjesë të Analizës që ka një interes të veçantë do të duhet të përshkruhen në mënyrë të qartë, bindëse, me argumenta dhe mundësisht edhe me të dhëna e fakte konkrete  vlerësimet e gjetjet pozitive që konstatohen për fushën e këtij komponenti, progresin dhe arritjet e krijuara në vite si dhe politikat apo nismat e suksesshme në fushën e komponentit përkatës në trajtim duke u bazuar kryesisht në vlerësimet e raporteve ndërkombëtare (si BE, KiE, DASH, etj) por edhe nga raportet e institucioneve tona kombëtare dhe organizatave të ndryshme vendore të shoqërisë civile, biznesit, medias etj.

  1. Gjetjet, problematikat dhe rekomandimet
Kjo pjesë e analizës do të përshkruajë gjetjet kryesore bazuar kryesisht në raportet e ndryshme ndërkombëtarë (kryesisht ato të BE) por dhe institucioneve e organizatave vendore. Kjo nënkupton përshkrimin e problematikave, aspekteve negative apo fushat shqetësuese dhe sfidat përkatëse që identifikohen në fushat e mbuluara nga ky komponent dhe mbi këtë bazë kjo pjesë e dokumentit do të ofrojë edhe një pasqyrë të detajuar të rekomandimeve përkatëse të raporteve ndërkombëtare kryesisht ato të BE etj por edhe edhe atyre kombëtare (shoqërisë civile, biznesit etj) kur një gjë e tillë është e domosdoshme.

  1. Konkluzionet dhe çështjet për zgjidhje / drejtimet e ndërhyrjeve
Mbështetur në përshkrimet e mësipërme kjo pjesë e dokumentit do të detajojë për seicilin komponent, konkluzionet me çështjet kryesore që duhen adresuar për trajtim e zgjidhje si dhe drejtimet e mundshme për ndërhyrje. Çështjet për zgjidhje do të prezantohen domosdoshmërisht si rrjedhojë e përshkrimit të bërë mbi gjetjet dhe rekomandimet e dhëna në pjesët e mësipërme të kësaj analize (kryesisht në pikat 3 e 4 të saj); Kjo nuk nënkupton dhe nuk kërkon identifikimin dhe përshkrimin e masave ligjore e institucionale konkrete çka do të jetë pjesë e fazës tjetër – hartimit të Planit Kombëtar të Veprimit.

  1. Teza për diskutim publik
Kjo pjesë përmbyllëse e analizës për çdo komponent do të përmbajë çështje apo teza kyçe të cilat do të duhet të shtrohen për diskutim e debat publik në forumet që do të hapen në faqen Web të komisionit por edhe në tryezat e forumet publike që do të organizohen me profesionistët e fushës, me shoqërinë civile, botën akademike, grupet e interesit, qytetarët dhe kryesisht të rinjtë e të rejat, median, etj dhe rreth të cilave do të kërkohen opinione, vlerësime e propozime për zgjidhje.

  1. Aneks
Për çdo komponente do të ketë një aneks me referencën e dokumentave të shqyrtuara dhe burimin e të dhënave dhe fakteve ku është mbështetur kjo analizë. Nëse çmohet e nevojshme dhe janë domethënëse për të forcuar argumentin (sidomos për pikat 3 e 4) anekset mund të prezantojnë edhe një përshkrim më të detajuar të shifrave/ statistikave ose tabela me të dhëna konkrete. Kuadri dhe burimet kryesore udhërrëfyese për hartimin e analizës do të jenë si më poshtë (lista është jo shteruese):



Grupi i Ekspertëve të Nivelit të Lartë

Universitetet
Prof. Asoc. Dr. Jonida Rystemaj Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, Departamenti i të drejtës civile
Prof. Asoc. Dr. Enkeleda Olldashi Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, Departamenti i të drejtës publike
Dr. Ilda Muçmataj Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, Departamenti i të drejtës publike
Prof. Asoc. Dr. Skerdian Kurti Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, Departamenti i të drejtës penale
Prof. Asoc. Dr. Ledjon Shahini Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, Departamenti i Ekonomisë
Prof. Asoc. Dr. Mirela Miti Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, Departamenti i Kontabilitetit
Dr. Sofjana Veliu Universiteti Europian i Tiranës, Departamenti i Shkencave Juridike

Institucionet e Pavarura
Arbër Basholli Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit
Bledar Mustafaraj Kontrolli i Lartë i Shtetit
Leonard Busho Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare

Shoqëria civile
Arjan Dyrmishi Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes (CSDG)
Nirvana Deliu Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA)
Erisa Proko Qendra “Instituti për Zhvillim Strategjik”
Stela Suloti EU Policy Hub
Eda Noçka Qendra ALTRI
Nada Dollani Qendra ALTRI. Pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës
Iris Aliaj Qendra për Drejtësi Gjinore

Bizneset
Mirlind Polovina Biznes Albania
Ened Topi Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë
Ardita Seknaj Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë
Brunilda Kostare Shoqata Shqiptare e Bankave
Eralda Disha Shoqata Shqiptare e Bankave


Sekretariati Teknik

Kuvendi i Shqipërisë
Esmeralda Dida Instituti Parlamentar

Institucionet e Pavarura
Brunilda Zeneli Kontrolli i Lartë i Shtetit
Adela Tagani Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit
Majlinda Thomaj Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit
Alma Milo Komisioni i Prokurimit Publik
Anxhela Fusha Komisioni i Prokurimit Publik
Aurela Gera Komisioni i Prokurimit Publik
Ergys Streza Komisioni i Prokurimit Publik

Universitetet
LL.M. Monika Cano Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, Departamenti i të drejtës publike

Shoqëria Civile
Elida Jata Qendra ALTRI
Teisa Kurti Qendra ALTRI
Anxhela Bakiasi Qendra "Fuqizim-Qëndrueshmëri"
Avjerina Bazaj EU Policy Hub
Alisa Limaj Shoqata për Autonomi Vendore
Keti Luarasi Shoqata për Autonomi Vendore


Institucione Shtetërore dhe Agjenci të Atashuara

Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin

Departamenti i Administratës Publike

Ministria e Drejtësisë

Ministria e Financave

Ministria e Arsimit dhe Sportit

Ministria Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve

Inspektorati Qendror

Policia e Shtetit

Agjencia e Prokurimit Publik

Agjencia Shtetërore e Kadastrës

Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore

Agjencia e Inteligjencës Financiare



Publikime Periodike

Përmbledhjet ekzekutive të draft Dokumentit Analitik

  1. PARANDALIMI DHE LUFTA KUNDËR KORRUPSIONIT - Komponenti II(shkarko)
  2. PARANDALIMI DHE LUFTA KUNDËR KORRUPSIONIT - Komponenti III(shkarko)
  3. PARANDALIMI DHE LUFTA KUNDËR KORRUPSIONIT - Komponenti IV(shkarko)
  4. PARANDALIMI DHE LUFTA KUNDËR KORRUPSIONIT - Komponenti V(shkarko)