Mirëqeverisja


Mirëqeverisja në Shqipëri ka qenë një pikë qendrore e zhvillimit kombëtar dhe përpjekjeve për reforma, veçanërisht që kur vendi filloi rrugën e tij drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm në përmirësimin e qeverisjes, veçanërisht nëpërmjet reformave në drejtësi, masave kundër korrupsionit dhe rritjes së kapaciteteve të institucioneve publike. Megjithatë, rrugëtimi i vendit tonë drejt mirëqeverisjes është i vazhdueshëm, me reforma të nevojshme për të ndërtuar institucione më efektive, të përgjegjshme dhe transparente, që mund të mbështesin zhvillimin e qëndrueshëm dhe sundimin e ligjit.

Në kuadër të rritjes së fokusit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, përmirësimin e mëtejshëm dhe konsolidimit të praktikave të mirëqeverisjes në të gjitha nivelet, fuqizimin e luftës ndaj korrupsionit, si dhe forcimin e shtetit të së drejtës, është ngritur Komisioni i Posaçëm “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian”.

Mirëqeverisja, e cila përbën shtyllën e parë të fushë veprimtarisë së Komisionit, trajton pesë aspekte/komponentë, të përmbledhura si më poshtë vijon:

  1. Transparenca në reformën e administratës publike, ku përfshihen: funksionimi i politikave të transparencës në qeverisjen qendrore, vendore dhe institucionet e pavarura; e drejta e informimit dhe e drejta për të përdorur të dhënat publike; përafrimi me direktivat e Bashkimit Evropian; përfshirja e qytetarëve, grupeve të interesit dhe shoqërisë civile në politikëbërje;
  2. Efektshmëria dhe integriteti i administratës publike, ku përfshihen: standardizimi i procedurave të rekrutimit në administratën publike zbatimi i parimit të meritokracisë; identifikimi i mekanizmave për zbatimin e sistemit të performancës në administratë, nëpërmjet sistemeve IT; analiza e sistemeve të vlerësimit të riskut të integritetit në administratën publike dhe zbatimit të planeve të integritetit; krijimi i klasës së ekspertëve të fushave specifike, në kuadër të procesit të integrimit evropian.
  3. Llogaridhënia e institucioneve të pushtetit qendror dhe vendor, ku përfshihen: mekanizmat ekzistues për llogaridhënien e institucioneve të pushtetit qendror dhe vendor; përfshirja e qytetarëve dhe aktorëve të tjerë të shoqërisë civile në monitorimin e institucioneve të pushtetit qendror dhe vendor; mekanizmat institucionalë për rritjen e llogaridhënies në vendimmarrje; analiza e kuadrit ligjor sipas sektorëve, të harmonizuar me Kodin e Procedurave Administrative.
  4. Ofrimi i shërbimeve të digjitalizuara ndaj qytetarëve, ku përfshihen: qëndrueshmëria kibernetike dhe mbrojtja e të dhënave personale të qytetarëve; ndërtimi i e-government sipas standardeve evropiane; shërbimet online.
  5. Efektiviteti dhe transparenca në menaxhimin e financave publike, ku përfshihen: transparenca në menaxhimin e financave publike, të investimeve publike dhe financimeve të partnerëve tanë të zhvillimit; efektiviteti i menaxhimit të financave publike dhe llogaridhënia.



Struktura e Analizës

  1. Hyrje
Hyrja synon të prezantojë në një përshkrim shumë të shkurtër (me shumë pak fjali) domosdoshmërinë e përfshirjes së këtij komponenti brenda shtyllës përkatëse, arsyet kyce përse ky komponent është pjesë e fokusit të kësaj analize dhe interesi publik e institucional i pritshëm. Në përshkrim jepet shumë shkurt edhe një mesazh politik për interesin e shprehur me përfshirjen e kësaj cështje në fokus të analizës dhe të vet komisionit.

  1. Konteksti
Në një paraqitje të përmbledhur kjo pjesë e dokumentit/analizës do të parashtrojë një vlerësim/konsideratë të situatës aktuale për komponentin përkatës në mënyrë të përgjithshme mbështetur edhe në vlerësimet që mund të rezultojnë të trajtuara nga raportet e institucioneve kombëtare dhe ato ndërkombëtare, kryesisht ato të BE, KiE, DASH, etj. Kur është shumë e domodoshme mund të prezantohet shumë shkurt edhe konteksti historik rreth çështjes në fokus.

  1. Progresi dhe Arritjet
Në këtë pjesë të Analizës që ka një interes të veçantë do të duhet të përshkruhen në mënyrë të qartë, bindëse, me argumenta dhe mundësisht edhe me të dhëna e fakte konkrete  vlerësimet e gjetjet pozitive që konstatohen për fushën e këtij komponenti, progresin dhe arritjet e krijuara në vite si dhe politikat apo nismat e suksesshme në fushën e komponentit përkatës në trajtim duke u bazuar kryesisht në vlerësimet e raporteve ndërkombëtare (si BE, KiE, DASH, etj) por edhe nga raportet e institucioneve tona kombëtare dhe organizatave të ndryshme vendore të shoqërisë civile, biznesit, medias etj.

  1. Gjetjet, problematikat dhe rekomandimet
Kjo pjesë e analizës do të përshkruajë gjetjet kryesore bazuar kryesisht në raportet e ndryshme ndërkombëtarë (kryesisht ato të BE) por dhe institucioneve e organizatave vendore. Kjo nënkupton përshkrimin e problematikave, aspekteve negative apo fushat shqetësuese dhe sfidat përkatëse që identifikohen në fushat e mbuluara nga ky komponent dhe mbi këtë bazë kjo pjesë e dokumentit do të ofrojë edhe një pasqyrë të detajuar të rekomandimeve përkatëse të raporteve ndërkombëtare kryesisht ato të BE etj por edhe edhe atyre kombëtare (shoqërisë civile, biznesit etj) kur një gjë e tillë është e domosdoshme.

  1. Konkluzionet dhe çështjet për zgjidhje / drejtimet e ndërhyrjeve
Mbështetur në përshkrimet e mësipërme kjo pjesë e dokumentit do të detajojë për seicilin komponent, konkluzionet me çështjet kryesore që duhen adresuar për trajtim e zgjidhje si dhe drejtimet e mundshme për ndërhyrje. Çështjet për zgjidhje do të prezantohen domosdoshmërisht si rrjedhojë e përshkrimit të bërë mbi gjetjet dhe rekomandimet e dhëna në pjesët e mësipërme të kësaj analize (kryesisht në pikat 3 e 4 të saj); Kjo nuk nënkupton dhe nuk kërkon identifikimin dhe përshkrimin e masave ligjore e institucionale konkrete çka do të jetë pjesë e fazës tjetër – hartimit të Planit Kombëtar të Veprimit.

  1. Teza për diskutim publik
Kjo pjesë përmbyllëse e analizës për çdo komponent do të përmbajë çështje apo teza kyçe të cilat do të duhet të shtrohen për diskutim e debat publik në forumet që do të hapen në faqen Web të komisionit por edhe në tryezat e forumet publike që do të organizohen me profesionistët e fushës, me shoqërinë civile, botën akademike, grupet e interesit, qytetarët dhe kryesisht të rinjtë e të rejat, median, etj dhe rreth të cilave do të kërkohen opinione, vlerësime e propozime për zgjidhje.

  1. Aneks
Për çdo komponente do të ketë një aneks me referencën e dokumentave të shqyrtuara dhe burimin e të dhënave dhe fakteve ku është mbështetur kjo analizë. Nëse çmohet e nevojshme dhe janë domethënëse për të forcuar argumentin (sidomos për pikat 3 e 4) anekset mund të prezantojnë edhe një përshkrim më të detajuar të shifrave/ statistikave ose tabela me të dhëna konkrete. Kuadri dhe burimet kryesore udhërrëfyese për hartimin e analizës do të jenë si më poshtë (lista është jo shteruese):



Grupi i Ekspertëve të Nivelit të Lartë

Universitetet
Prof. Dr. Eralda Met'hasani Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, Departamenti i së drejtës publike
Doc. Klesta Hysi Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, Departamenti i së drejtës publike
Dr. Eniana Qarri Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, Departamenti i së drejtës civile
Prof. Asoc. Dr. Etleva Bajrami Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës
Dr. Andi Dura Universiteti Europian i Tiranës, Departamenti i Shkencave Juridike
Prof. Dr. Migena Leskoviku Instituti i Studimeve Evropiane (ISE), Universiteti i Tiranës
Msc. Amanda Kote Universiteti Europian i Tiranës
Prof. Asoc. Dr. Olta Milova Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës

Institucionet e Pavarura
Vilma Shurdha Avokati i Popullit
Qeram Çibaku Kontrolli i Lartë i Shtetit
Elona Hoxhaj Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale

Shoqëria civile
Geron Kamberi Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes (CSDG)
Aranita Brahaj AIS/Open data
Jolanda Trebicka EuroPartners
Blerta Tuci EU Policy Hub
Zef Preci Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike
Krisela Hackaj Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim (CDI)
Endri Teta Word Vision Albania
Adelina Farrici Shoqata për Autonomi Vendore
Eljon Hila Akademia e Studimeve Politike

Bizneset
Marsel Llukmani Biznes Albania
Florjan Hasko Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë
Ediola Bicaku Shoqata Shqiptare e Bankave
Valbona Zeneli Shoqata Shqiptare e Bankave


Sekretariati Teknik

Kuvendi i Shqipërisë
Besarta Vladi Instituti Parlamentar

Institucione të pavarura
Emerlinda Pema Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale
Kejsi Rizo Avokati i Popullit

Shoqëria Civile
Avjerina Bazaj EU Policy Hub


Institucione shtetërore dhe agjenci të atashuara

Ministria e Financave

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor

Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK)

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Agjencia e Auditimit të Programeve të Asistencës, Akredituar nga BE



Publikime Periodike

Përmbledhjet ekzekutive të draft Dokumentit Analitik

  1. Transparenca në Administratën Publike (shkarko)
  2. Integriteti dhe Etika në Administratën Publike (shkarko)
  3. Llogaridhënia e Institucioneve të Pushtetit qendror dhe vendor (shkarko)
  4. Ofrimi i shërbimeve të digjitalizuara ndaj qytetarëve dhe bizneseve (shkarko)
  5. Efektiviteti dhe transparenca në menaxhimin e financave publike (shkarko)