Sundimi i Ligjit


Reforma në drejtësi është një prej lëvizjeve më të mëdha shtetndërtuese në historinë e shtetit shqiptar dhe më e madhja në procesin historik të kalimit nga diktatura në një demokraci funksionale.

Garantimi i pakthyeshmërisë dhe zbatimi kësaj reforme është një domosdoshmëri për jetësimin e parimit themelor kushtetues të ndarjes dhe balancimit ndërmjet tri pushteteve, si dhe për të garantuar një sistem drejtësie të pavarur, të përgjegjshëm, llogaridhënës, transparent, efiçent, profesional dhe të barabartë për të gjithë qytetarët.

Konsolidimi i saj i mëtejshëm dhe rritja e efiçencës së sistemit të drejtësisë në pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë, duhet të vijojë duke ruajtur parimet dhe shtyllat kushtetuese të reformës në drejtësi, për të fuqizuar pavarësinë dhe paanësinë e pushtetit gjyqësor, si dhe njëherësh nxitjen e cilësisë së vetëqeverisjes së sistemit të drejtësisë nëpërmjet forcimit të integritetit, llogaridhënies dhe transparencës sipas rekomandimeve të raporteve të BE-së dhe raportit screening të Komisionit.

Sa i përket fushës së veprimtarisë së këtij Komisioni, “Sundimi i ligjit” është ndarë në tre aspekte:
  1. Funksionet e Kuvendit” ku përfshihen: funksioni ligjvënës; mbikqyrës, koordinues dhe monitorues i Kuvendit duke respektuar parimin kushtetues të ndarjes dhe balancimit ndërmjet pushteteve; efektiviteti, transparenca dhe Llogaridhënia e vetë Kuvendit; zgjedhja e institucioneve të pavarura.
  2. “Të drejtat e njeriut” ku përfshihen: garantimi i të drejtës së pronës; e drejta e informimit dhe mbrojta e të dhënave personale; procesi i rregullt ligjor;  forcimi i institucioneve të pavarura dhe organizatave të shoqërisë civile në mbrojtje të të drejtave të njeriut; edukimi ligjor i publikut.
  3. Konsolidimit i reformës në drejtësi” ku përfshihen:  pananësia dhe pavarësia e sistemit gjyqësor; llogaridhënia; cilësia dhe profesionalizmi; eficensa dhe aksesi në shërbimet e sistemit gjyqësor; mirëqeverisja dhe transparenca e sistemit gjyqësor).



Struktura e Analizës

  1. Hyrje
Hyrja synon të prezantojë në një përshkrim shumë të shkurtër (me shumë pak fjali) domosdoshmërinë e përfshirjes së këtij komponenti brenda shtyllës përkatëse, arsyet kyce përse ky komponent është pjesë e fokusit të kësaj analize dhe interesi publik e institucional i pritshëm. Në përshkrim jepet shumë shkurt edhe një mesazh politik për interesin e shprehur me përfshirjen e kësaj cështje në fokus të analizës dhe të vet komisionit.

  1. Konteksti
Në një paraqitje të përmbledhur kjo pjesë e dokumentit/analizës do të parashtrojë një vlerësim/konsideratë të situatës aktuale për komponentin përkatës në mënyrë të përgjithshme mbështetur edhe në vlerësimet që mund të rezultojnë të trajtuara nga raportet e institucioneve kombëtare dhe ato ndërkombëtare, kryesisht ato të BE, KiE, DASH, etj. Kur është shumë e domodoshme mund të prezantohet shumë shkurt edhe konteksti historik rreth çështjes në fokus.

  1. Progresi dhe Arritjet
Në këtë pjesë të Analizës që ka një interes të veçantë do të duhet të përshkruhen në mënyrë të qartë, bindëse, me argumenta dhe mundësisht edhe me të dhëna e fakte konkrete  vlerësimet e gjetjet pozitive që konstatohen për fushën e këtij komponenti, progresin dhe arritjet e krijuara në vite si dhe politikat apo nismat e suksesshme në fushën e komponentit përkatës në trajtim duke u bazuar kryesisht në vlerësimet e raporteve ndërkombëtare (si BE, KiE, DASH, etj) por edhe nga raportet e institucioneve tona kombëtare dhe organizatave të ndryshme vendore të shoqërisë civile, biznesit, medias etj.

  1. Gjetjet, problematikat dhe rekomandimet
Kjo pjesë e analizës do të përshkruajë gjetjet kryesore bazuar kryesisht në raportet e ndryshme ndërkombëtarë (kryesisht ato të BE) por dhe institucioneve e organizatave vendore. Kjo nënkupton përshkrimin e problematikave, aspekteve negative apo fushat shqetësuese dhe sfidat përkatëse që identifikohen në fushat e mbuluara nga ky komponent dhe mbi këtë bazë kjo pjesë e dokumentit do të ofrojë edhe një pasqyrë të detajuar të rekomandimeve përkatëse të raporteve ndërkombëtare kryesisht ato të BE etj por edhe edhe atyre kombëtare (shoqërisë civile, biznesit etj) kur një gjë e tillë është e domosdoshme.

  1. Konkluzionet dhe çështjet për zgjidhje / drejtimet e ndërhyrjeve
Mbështetur në përshkrimet e mësipërme kjo pjesë e dokumentit do të detajojë për seicilin komponent, konkluzionet me çështjet kryesore që duhen adresuar për trajtim e zgjidhje si dhe drejtimet e mundshme për ndërhyrje. Çështjet për zgjidhje do të prezantohen domosdoshmërisht si rrjedhojë e përshkrimit të bërë mbi gjetjet dhe rekomandimet e dhëna në pjesët e mësipërme të kësaj analize (kryesisht në pikat 3 e 4 të saj); Kjo nuk nënkupton dhe nuk kërkon identifikimin dhe përshkrimin e masave ligjore e institucionale konkrete çka do të jetë pjesë e fazës tjetër – hartimit të Planit Kombëtar të Veprimit.

  1. Teza për diskutim publik
Kjo pjesë përmbyllëse e analizës për çdo komponent do të përmbajë çështje apo teza kyçe të cilat do të duhet të shtrohen për diskutim e debat publik në forumet që do të hapen në faqen Web të komisionit por edhe në tryezat e forumet publike që do të organizohen me profesionistët e fushës, me shoqërinë civile, botën akademike, grupet e interesit, qytetarët dhe kryesisht të rinjtë e të rejat, median, etj dhe rreth të cilave do të kërkohen opinione, vlerësime e propozime për zgjidhje.

  1. Aneks
Për çdo komponente do të ketë një aneks me referencën e dokumentave të shqyrtuara dhe burimin e të dhënave dhe fakteve ku është mbështetur kjo analizë. Nëse çmohet e nevojshme dhe janë domethënëse për të forcuar argumentin (sidomos për pikat 3 e 4) anekset mund të prezantojnë edhe një përshkrim më të detajuar të shifrave/ statistikave ose tabela me të dhëna konkrete. Kuadri dhe burimet kryesore udhërrëfyese për hartimin e analizës do të jenë si më poshtë (lista është jo shteruese):



Grupi i Ekspertëve të Nivelit të Lartë

Universitetet
Prof. Dr. Aurela Anastasi Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, Departamenti i së Drejtës Publike
Msc. Mariel Frroku Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, Departamenti i Financës
Dr. Emilio Çika Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, Fakulteti i Drejtësisë
Prof. As. Dr. Juelda Lamçe Universiteti Europian i Tiranës, Dekane e Fakultetit të Shkencave Juridike, Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare
Prof. As. Dr. Nadia Rusi Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, Departamenti i së Drejtës Publike
Prof. As. Dr. Luan Veliqoti Universiteti Luarasi, Departamenti i së Drejtës Penale

Institucionet e Pavarura
Olta Aliaj Avokati i Popullit
Alket Jaupi Avokati i Popullit
Armer Juka Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare - (AKEP)
Besa Velaj Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale
Elona Hoxhaj Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale
Blerina Pirani Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi

Shoqëria civile
Gledis Gjipali Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA)
Ilvana Dedja Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes (CSDG)
Mirsada Hallunaj Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes (CSDG)
Gerti Shella Qendra Për Çështjet e Informimit Publik (INFOCIP)
Ina Xhepa Qendra për Zhvillim dhe Integrim Europian (CEDI)
Krisi Kllapi Qendra Europiane
Isuf Shehu Akademia e Studimeve Politike

Bizneset
Oltjon Dano Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë
Albina Hasanaj Shoqata Shqiptare e Bankave
Ledia Plaku Shoqata Shqiptare e Bankave


Sekretariati Teknik

Kuvendi i Shqipërisë
Elda Zenelaj Sekretariati i KKIE

Institucione të pavarura
Juljan Hysomema Kontrolli i Lartë i Shtetit

Shoqëria Civile
Nadia Guni Qendra për Nisma Ligjore Qytetare
Erisjan Bregu Qendra për Zhvillim Social

Universitetet
Ina Veleshnja Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës


Institucione Shtetërore dhe Agjenci të Atashuara


Ministria e Drejtësisë

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin

Agjencia e Trajtimit të Pronave

Agjencia Shtetërore e Kadastrës



Publikime Periodike

Përmbledhjet ekzekutive të draft Dokumentit Analitik

  1. FUNKSIONET E KUVENDIT, ROLI MBIKËQYRËS DHE MONITORUES

  2. MBROJTJA, RESPEKTIMI DHE MEKANIZMAT GARANTUES TË TË DREJTAVE THEMELORE TË NJERIUT